Shpërthime gazi në Boston, një i vdekur dhe 25 të plagosur

14/09/2018 08:31

Të paktën një person ka vdekur dhe 25 të tjerë janë plagosur pas një serie shpërthimesh gazi në qytetet në veri të Bostonit, në Masaçusets, të enjten në mbrëmje.

Policia lokale raportoi për “zjarre dhe shpërthime” në dhjetëra prona.

Qindra njerëz janë evakuuar, ndërsa shërbimet e gazit dhe energjisë elektrike u prenë për të parandaluar incidente të mëtejshme. Një shef i zjarrfikësve lokalë e përshkroi këtë si diçka që ngjante me filmin “Armageddon”.

“Unë kam qenë zjarrfikës për pothuajse 39 vjet dhe kurrë nuk kam parë gjë të tillë në tërë karrierën time”, tha shefi i shpëtimit të Andover, Michael Mansfield.

Zyrtarët thonë se shpërthyen 60-80 zjarre në shtëpi dhe biznese në qytetet Lorens, Andover dhe Andoverin e Veriut, që ndodhen rreth 45 km në veri të Bostonit. Hetuesit dyshojnë se zjarret ishin shkaktuar nga “presioni i lartë i gazit” që i përkiste linjave “Columbia Gas”.

Viktima është 18-vjeçari Leonel Rondon, banues në Lorens. Ai ishte në makinën e tij kur një oxhak i ra në makinë pas shpërthimit në një shtëpi aty pranë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA