“Minuan pavarësinë e Ukrainës”, BE shtyn me 6 muaj sanksionet

13/09/2018 10:52

Bashkimi Europian ka zgjatur edhe me 6 muaj të tjerë sanksionet e vendosura ndaj individëve rusë dhe ukrainas, të cilët kanë minuar pavarësinë e Ukrainës, siç thuhet në deklaratën e publikuar nga Këshilli i BE-së.

Masat në fjalë konsistojnë në ngrirje asetesh financiare dhe kufizime udhëtimi për 155 persona dhe 44 kompani.

“Vlerësimi i situatës aktuale nuk e justifikon ndryshimin e regjimit të sanksioneve”, theksohej më tej në komunikatë.

Sanksionet e sipërpërmendura janë vendosur fillimisht në mars të vitit 2014, e prej atëherë janë zgjatur me nga 6 muaj vazhdimisht, deri më tani që është marrë vendimi për t’i shtyrë deri në marsin e vitit 2019.

Gjithsesi, këto sanksione nuk kanë të bëjnë me masat shtrënguese kundër ekonomisë ruse, që Bashkimi Europian vendosi pas krizës së shkaktuar në Ukrainë dhe aneksimit të Krimesë, të cilat po ashtu janë subjekt rinovimesh të vazhdueshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA