Aksion kundër “grupit të Niklës”. Policia shoqëron 11 persona pas operacionit

12/09/2018 12:05

Policia e Shtetit zbarkoi këtë mëngjes në Nikël të Krujës, në një operacion të befasishëm në fshatin e të ashuquajturit “grup i Niklës”, i përfshirë në një seri ngjarjesh kriminale në harkun kohor të 20 viteve.

Objektiv i operacionit ishte fisi Haka, mes të cilëve ka pasur edhe viktima ndër vite, ndërsa të tjerë dyshohen si autorë të disa vrasjeve.

Operacioni nisi që në orën 05:00 të ditës së mërkurë. Policia ka kontrolluar disa banesa të personave që konsiderohen të rrezikshëm dhe me precedentë penalë.

Mes 11 personave të shoqëruar deri tani është edhe Durim Bami, i cili trazoi politikën shqiptare me atentatin e pretenduar ndaj deputetit Tom Doshi, për të cilin Bami u shpall fajtor për kallëzim të rremë.

I shoqëruar është edhe Flamur Haka, një person i dënuar më parë për vrasje.

Identiteti i 9 personave të tjerë nuk është bërë i ditur nga policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA