Një ditë pasi liderët e Komunës së Preshevës cituan një rezolutë për bashkimin me Kosovën, kryetari i kësaj komune, Shqiprim Arifi, ishte i ftuar në studion e Top Show.
Në një intervistë me Alban Dudushin, Arifi përforcoi qëndrimin për përfshirje të 3 komunave me Kosovën.
Lugina e Preshevës duhet t’i bashkangjitet në tërësi Kosovës. Ne nuk duam të rrezikojmë integritetin territorial të Kosovës. Ne jemi kundër shkëmbimit të territoreve në tryezën e liderëve në Bruksel” deklaroi Arifi.
Ai ka deklaruar gjithashtu se Lugina e Preshevës, nuk duhet të përdoret politikisht nga partitë politike në Kosovë, por dhe në Serbi.
“Lugina, nëse bëhet kartë për t’u përdorur per politike, atëherë ne i themi “i vraftë buka””- deklaroi Arifi.
Një ditë pasi Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç zhvilloi vizitën e tij dyditore në Kosovë, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi takoi të hënën, përfaqësues të Luginës së Preshevës.
Gjatë takimit me Presidentin, përfaqësuesit propozuan që politikanë të Luginës së Preshevës të jenë pjesë e dialogut final Kosovë-Serbi.
Përfaqësuesit Luginës së Preshevës, Medvegjes dhe Bujanocit, do t’i dorëzojnë së shpejti institucioneve kosovare një draft rezolute, që këto zona t’i bashkëngjiten Kosovës.
Top Channel