Vendimi i SHBA, do të mbyllë misionin palestinez

10/09/2018 17:38

SHBA do të mbyllë misionin e organizatës për çlirimin e Palestinës në Uashington.

Lajmi është konfirmuar nga zyrtarë palestinezë. OCP është përfaqësuesja e njohur ndërkombëtarisht e popullit palestinez dhe ka hapur zyrën e saj në kryeqytetin amerikan në 1994.

Sekretari i përgjithshëm i saj, Saeb Erekat, e cilësoi ndërkohë lëvizjen më të fundit një përshkallëzim të rrezikshëm. Këshilltari për sigurinë kombëtare i presidentit Trump, John Bolton, pritet ta bëjë publik vendimin, duke cituar përpjekjet e palestinezëve për të bindur gjykatën ndërkombëtare kriminale të hetojë krimet e supozuara izraelite dhe refuzimin e tyre për të rifilluar bisedimet e paqes.

Vetë Trump po përgatitet të zbulojë një plan paqeje të shumëpritur për Lindjen e Mesme, por zyrtarët palestinezë kanë refuzuar të bisedojnë me të dërguarit e tij që kur ai njohu Jeruzalemin si kryeqytet të izraelit në dhjetor.

Fjalimi i pritshëm i Bolton, që do të shënojë edhe më të rëndësishmin që kur ai i është bashkuar shtëpisë së bardhë, do të përqendrohet tek kritikat ndaj gjykatës ndërkombëtare penale në Hagë, e do të mbajë madje sipas mediave ndërkombëtare edhe kërcënime për sanksione kundër gjyqtarëve të saj, nëse vazhdojnë hetimet kundër krimeve të supozuara të luftës të kryera nga amerikanët në Afganistan. Dhe vendimi për mbylljen e misionit palestinez, vjen në kuadër të mbështetjes amerikane për Izraelin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA