“Marrëveshja për Brexit, brenda 6-8 javësh”

10/09/2018 22:12

Michel Barnier, negociatori i Bashkimit Evropian për daljen e Britanisë nga blloku – proces i njohur si Brexit, shprehu optimizëm për arritjen e një marrëveshjeje me Britaninë brenda 6-8 javësh, mbi kushtet e divorcit.

“Duhet të arrijmë një marrëveshje para fillimit të nëntorit, mendoj se është e mundur”, tha Barnier në një konferencë për media në qytetin Bled të Sllovenisë.

Brukseli dhe Londra janë duke punuar për të arritur marrëveshje mbi kushtet e largimit të Britanisë nga BE-ja më 29 mars të vitit 2019.

Dy palët kanë caktuar mesin e tetorit si afat për finalizimin e marrëveshjes, por Barnier ka thënë me javë të tëra se kjo datë mund të kalojë.

Më herët, ai ka thënë se marrëveshja do të jetë e nevojshme deri në mes të nëntorit, për të ofruar kohë për procedurat e kërkuara të ratifikimit.

Për rreth 85% të marrëveshjes së Brexit-it është rënë dakord, tha Barnier në Bled.

Sipas tij, mbeten ende çështje të mëdha për t’u negociuar, përfshirë këtu çështjen e kufirit irlandez, indikacionet gjeografike, të cilat specifikojnë origjinën e mallrave të caktuara bujqësore, dhe rolin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA