Programin bërthamor i Koresë së Veriut ka qenë kryefjala e takimit mes Presidentit rus, Vladimir Putin dhe kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe.
Pas takimit në qytetin rus, Vladivostok, Putin tha se ata kanë shkëmbyer pikëpamje për “çështje të rëndësishme ndërkombëtare” dhe se Moska dhe Tokio “do t’i vazhdojnë kontaktet e ngushta për të nxitur dialogun ndër-korean”.
Shinzo Abe arriti në Vladivostok përpara një forumi ekonomik, mikpritëse e së cilës është Rusia, nga data 11 deri më 13 shtator.
Presidenti i Kinës, Xi Jinping, dhe kryeministri i Koresë së Jugut, Lee Nak-yeon, do të ndjekin forumin dhe do të takohen po ashtu me Putinin këtë javë.
Takimet në Vladivostok vijnë një javë para samitit të planifikuar midis Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut, më 18-20 shtator, në Penian.
Top Channel