Prokurorët amerikanë kanë akuzuar koreanoveriorin, Park Jin Hyok, si krijuesi i një softueri të dëmshëm, që është përdorur për të dëmtuar Shërbimin Kombëtar për Shëndetësi në Britani të Madhe.
Incidenti i vitit 2017, bllokoi sistemet kompjuterike në spitalet britanik. Jin Hyok raportohet se ka qenë i lidhur me Grupin Lazarus, që është fajësuar edhe për hakim në Sony Pictures më 2014.
Departamenti amerikan i Drejtësisë ka pretenduar se grupi kibernetik, i mbështetur nga Koreja Veriore ka shkaktuar dëme të mëdha.
“Shkalla e krimit kibernetik në ankesë është tronditëse dhe fyese për të gjithë ata që respektojnë sundimin e ligjit dhe normat kibernetike të pranuara nga kombet e përgjegjshme”, ka thënë ndihmësi i Prokurorit të Përgjithshëm për Siguri Kombëtare, John Demers.
Koreja e Veriut në anën tjetër kundërshton vazhdimisht se është pjesë e ndonjë sulmi të tillë.
Top Channel