Vrasës adoleshentë me pagesë, grupet kriminale rekrutojnë të rinj për atentate në Evropë
Qyteti që ka më shumë pasanikë në botë nuk është më Nju Jorku. Atij që njihet ndryshe si “Big Apple”, apo “Molla e madhe”, i është dashur t’ia dorëzojë fronin Hong Kongut, destinacioni i ri i miliarderëve.
Vitin e kaluar, numri i individëve me llogari marramendëse bankare që preferojnë qendrën financiare aziatike ështe trefishuar, duke mbërritur në 10 mijë.
Nju Jorku e mbante të bllokuar kreun e listës që prej vitit 2011, por tani i duhet të dorëzohet. Personat e klasifikuar si superpasanikë janë ata që vlejnë 30 milionë dollarë e lart. Besohet se ky ndryshim i rëndësishëm preferencash ka ardhur si pasojë e “boom”-it që po përjeton tregu i aksioneve në Hong Kong dhe lidhjet e tij financiare me ekonominë e fuqishme kineze.
Rritja e shpejtë e kësaj të fundit ka tërhequr një numër të madh të pasurish në rajon. Por, vet qytetet kineze nuk kanë mundur të bëhen pjesë e renditjes së zonave që preferohen më shumë nga miliarderët, e shpjegimi për këtë është i thjeshtë: pasuria kineze nuk është e përqëndruar në rajone të veçanta, por është e shpërndarë në të gjithë vendin.
Në tërësi, sidoqoftë, Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbeten shteti më i preferuar nga super të pasurit dhe janë shtëpi e gati një të tretës së më të kamurve të globit.
Renditja e 10 kryeqendrave botërore me më shumë pasanikë:
Hong Kong
Nju Jork
Tokio
Los Angeles
Paris
Londër
Chicago
San Francisco
Washington DC
Osaka
Top Channel