Drogë dhe prostituta… Ana e zezë e punës me miliarderët – FOTO

07/09/2018 13:19

Jeta kontroverse e punës si stjuardese në jahtet luksoze e private të miliarderëve përreth botës ka marrë një vëmendje të veçantë pas vdekjes së 20-vjeçares, Sinead McNamara.

Australiania, e cila njihej edhe si një modele Instagrami besohet se i ka dhënë fund jetës së saj teksa punonte si pjesë e ekuipazhit të “Mayan Queen IV”, një super jaht me vlerë 190 milionë dollarë, teksa ishte ankoruar në ishujt grekë.

Në pamje të parë modelja e re dukej sikur po jetonte jetën e ëndrrave, duke kaluar nga një ishull në tjetrin, teksa punonte në anijen e një prej personave më të pasur në botë, meksikanit Alberto Bailleres.

Persona që kanë bërë në të kaluarën këtë punë kanë rrëfyer anët e errët të këtij profesionin, shkruan Daily Mail.

E përtej jetës së gënjeshtërt e të bujshme në rrjetet sociale, realiteti shumë më i errët. Abuzime me drogën, prostituta të fshehura në bord, e stjuardesa të përgjumura nga 20 orë punë në ditë, janë vetëm një pjesë e tyre.

FOTO GALERI
9/9
Ish-punonjese

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA