24/11 22:56
Ishulli i Hokadios në Japoni u trondit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.7.
Lëkundjet e tokës shkaktuan rrëshqitje dheu të cilat mbuluan mijëra shtëpi. Të paktën 8 persona numërohen të vdekur deri tani dhe 40 rezultojnë të humbur.
Si pasojë e tërmetit, energjia elektrike në ishull është ndërprerë. Dëmi në centralin elektrik që furnizon Hokaidon kërkon disa javë kohë për t’u riparuar thonë autoritetet.
Përpara tërmetit në veri të vendit, Japonia u godit edhe nga një tajfun i fuqishëm në perëndim të vendit, nga i cili humbën jetën 10 persona.
Top Channel