Portretizimi i Woodward, Trump: Jam ekzaktësisht e kundërta!

05/09/2018 19:31

Presidenti Donald Trump këmbënguli këtë të mërkurë se është “ekzaktësisht e kundërta” e portretit të tij të ofruar nga Bob Woodward në librin e ri të këtij të fundit, i cili ka ndezur një “zjarr” në Shtëpinë e Bardhë me përshkrimet që ndihmësit aktualë apo ish-ndihmësit i bënin Trumpit, si një “idiot” apo “gënjeshtar”.

Trump u ankua përmes “Twitter”-it se njerëzit ende mund t’ia hedhin paq me të tilla përshkrime, teksa sugjeroi ndryshimin e ligjeve për shpifjen. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Huckabee Sanders tha për “Fox News” se nuk kishte folur ende me Trumpit mbi dorëzimin e ndonjë padie për shpifje.

Libri që rrëfen thuajse gjithçka, i shkruar nga reporteri që ndihmoi në rrëzimin e presidentit Richard Nixon, citon ndihmësit e Trumpit të dënojnë shpeshherë gjykimet e presidentit dhe pretendon madje që ata të kenë hequr disa letra nga tryeza e shefit të Shtëpisë së Bardhë për ta penguar atë të tërhiqet nga një sërë marrëveshjesh tregtare.

Libri i Woodward është i fundit që e fut administratën e Trumpit në një situatë kontrolli ndaj dëmeve që mund të shkaktohen prej tij, me anektoda shpërthyese dhe shqetësime në lidhje me komandantin e përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

“Associated Press” ka siguruar një kopje të librit “Frikë: Trump në Shtëpinë e Bardhë” gjatë së martës, pikërisht një javë përpara botimit zyrtar të tij.

Lexo edhe:
“Trump donte të vriste presidentin sirian”

Trump i qortoi citimet dhe ngjarjet e raportuara në libër, gjithnjë përmes “Twitter”-it, duke i quajtur si “mashtrime, një mashtrim publik”, e duke shtuar se Sekretari i Mbrojtjes, Jim Mattis dhe shefi i stafit, John Kelly kanë mohuar të kenë shqiptuar ndonjëherë kritikat ndaj presidentit të cituara në libër.

Lexo edhe:
Libri që kritikon ashpër Trumpin dhe administratën e tij

Sa i përket pretendimeve në libër se ndihmësit e tij të lartë i kanë hequr dokumente nga tryeza, për ta parandaluar të ndërmarrë vendime impulsive, Trump tha për “The Daily Caller” se “nuk ekziston askush të më marrë diçka mua”.

Trump u vetëmbrojt edhe këtë të mërkurë në “Twitter”, kur tha se “unë jam i ashpër si ferri për disa njerëz, pasi nëse nuk do të isha, asgjë nuk do të ishte bërë”.

Por, në një deklaratë për “Washington Post”, e cila publikoi e para pasazhe nga libri ditën e martë, autori Woodward tha se “u qëndron raportimeve të bëra në libër”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA