Miliona njerëz nëpër botë kanë kujtuar sot Nënë Terezën, në dy vjetorin e shenjtërimit të saj nga Vatikani, që përkon gjithashtu edhe me 21-vjetorin e ndarjes nga jeta.

E lindur në Shkup, nga prindër shqiptarë, më 26 Gusht të vitit 1910, Gonxhe Bojaxhiu u shndërrua në një nga misionaret më të mëdha të luftës kundër varfërisë, për të cilën mori edhe Çmimin Nobel.

Veprimtarinë e saj, Nënë Tereza e zhvilloi kryesisht në Kalkuta, Indi, ku shkoi më 1929-ën dhe ku prehet aktualisht, pasi humbi jetën pikërisht më 5 Shtator të 1997-ës, pas një ataku kardiak.

“Shpërndani dashurinë kudo që të shkoni. Mos lejoni asnjë njeri që vjen te ju, që të largohet i palumtur. Duke kujtuar Nënë Terezën e Kalkutës”, shkroi në Wwitter kryeministrja e Bengalit Perëndimor, Mamata Banerjee.

Në Kalkuta u organizuan ceremoni të ndryshme lutjeje, ndërsa shumë murgesha, bashëk me publikun e gjerë, ndezën qirinj në “Mother House”, që ndodhet në këtë qytet.

Edhe Kisha Katolike në Indi mbajti një meshë paraditen e sotme, ku u përkujtua veprimtaria hyjnore e Nënës së Shenjtë dhe u ndezën qirinj në nderim të saj.

Adhurues të shumtë dhe besimtarë katolikë po kujtojnë shenjtoren sot edhe në Vatikan, aty ku Papa Francescu e shpalli “Shën Tereza e Kalkutës”, dy vite më parë.

FOTO GALERI
15/22
Kanonizimi është një proces me pesë hapa dhe mund të duhen vite pasi kërkon një hetim të gjerë mbi jetën dhe virtytet e të ndjerit. Për Nënë Terezën, procesi filloi në vitin 2002 me njohjen e një "mrekullie" që përfshinte shërimin e një gruaje indiane që vuante nga një tumor i barkut. Më 19 tetor 2003, ajo u bekua - hapi i parë drejt shenjtërimit - dhe mori titullin " E Bekuar".

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA