Duke sfiduar paralajmërimet e Donald Trumpit, Rusia nisi bombardimet nga ajri në provincën siriane të Idlibit, ndërsa trupat qeveritare po organizohen për një ofensivë të fuqishme tokësore.

Më herët, presidenti amerikan bëri një tjetër ndërhyrje në krizën siriane, duke i kërkuar regjimit vendas dhe aleatëve të tij, Rusisë e Iranit, të mos nisnin në Idlib një goditje të papeshuar mirë.

Lexo edhe:
Trump, kundër ofensivës në Idlib

Përmes “Twitter”-it, shefi i Shtëpisë së Bardhë foli për një gabim të rëndë humanitar, prej të cilit mund të vriten mijëra vetë.

Edhe OKB-ja ka paralajmëruar në mënyrë të përsëritur se, një fushatë e tillë mund të ketë pasoja shkatërrimtare për civilët.

Raportet në mediet ndërkombëtare tregojnë se, forcat qeveritare siriane kanë qenë duke përgatitur intensivisht mësymjen e bastionit të fundit të rëndësishëm rebel.

Lexo edhe:
Beteja e Idlibit, masakër mbi katastrofën 7-vjeçare në Siri

Forcat kundërshtare të regjimit janë mposhtur në pjesën dërrmuese të Sirisë dhe ofensiva në krahinën veriore mund të përbëjë betejën e fundit madhore të një lufte të zgjatur e të mundimshme civile.

Të dhënat e OKB-së tregojnë se, në Idlib mendohet të jenë ende rreth 30 mijë luftëtarë xhihadistë të “Al-Nusrës” dhe “Al-Kaedës”.

Moska ecën me parimin që “terroristët duhen zhdukur prej andej”, por ndërkohë nuk është menduar për civilët dhe nuk ka ende një përgjigje ndaj kërkesave të OKB-së, që atyre t’u krijohet mundësia e largimit të përkohshëm përmes korridoreve humanitare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA