Koncerti kundër racizmit në Chemnitz të Gjermanisë mblodhi gati 65 mijë persona.
Nën moton “ne jemi më shumë”, njerëzit u përpoqën të tregonin se qyteti sakson nuk është ai që u shfaq në lajme këto ditë, me trazirat dhe protestat e mëdha kundër emigranteve.
Grupe të njohura muzikantësh vendas u ngjitën në skenë duke i përcjellë turmës një sinjal të qartë kundër ksenofobisë dhe dhunës ndaj të huajve.
Chemnitzi është kthyer së fundi në teatrin e përplasjeve të forcave të ekstremit të djathtë, neonazistëve dhe kundër protestave. Situata u përshkallëzua pas vrasjes së një 35-vjeçari gjerman, që dyshohet të jetë kryer nga dy emigrantë, një irakian dhe një sirian.
Të shtunën u zhvilluan demonstrata, ku përballë 8000 personave të orientuar nga e djathta qëndruan 3000 kundërshtarë të tyre. rezultati ishte 18 të plagosur, tre nga të cilët police.
1800 nëpunës policie ruajtën rendin në Chemnitz, e mbështetja erdhi edhe nga landet e tjera gjermane. Në koncert, ku performuan grupe punk dhe hip hop, shume njerëz thërrisnin: “jashtë nazistët!!! Organizatoreve iu desh të ndërronin vend në mënyrë që të akomodonin të gjithë personat të cilët dëshironin të merrnin pjesë.
Top Channel