“Banka Qendrore e Turqisë është e pavarur nga qeveria dhe do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të luftuar inflacionin”, tha ministri i Financave Berat Albajrak për Reuters, duke mbrojtur një institucion që nuk ka ngritur normën e tij bazë në gati tre muaj, pavarësisht nga një krizë valutore.
Albayrak tha gjithashtu se ai nuk priste ndonjë problem në sektorin bankar, në kontrast të ngushtë me paralajmërimet e fundit nga agjencitë e vlerësimit se zhvlerësimi i lirës mund të dobësonte pasuritë e huadhënësve.
“Në rast të një problemi në bankat, Ankaraja do të jetë e gatshme të hyjë me mbështetje. Gjithsesi nuk është se presim probleme me sektorin bankar”, tha Albayrak.
Lira ka rënë rreth 40 për qind kundrejt dollarit deri më tani këtë vit, e goditur edhe nga shqetësimet rreth kontrollit të presidentit Tayyip Erdogan mbi politikën monetare dhe për përkeqësimin e marrëdhënies diplomatike me Shtetet e Bashkuara.
Ekonomistët thonë se Banka Qendrore duhet të rritë normat vendimtare për të frenuar inflacionin me dy shifra dhe për të mbështetur monedhën. Erdogan, një i vetë-shpallur “armiku i normave të interesit”, dëshiron që normat e ulëta të mbajnë një trend në rritje të interesit për kreditim.
Top Channel