Me përjashtimin e Donald Trumpit nga funerali i tij, John McCain i dërgoi një mesazh të fundit kuptimplotë presidentit amerikan.

Ditët e vajtimit të senatorit të Arizonës, përfshirë homazhet në Capitol dhe shërbesën në Katedralen kombëtare të Uashingtonit, do të jenë diçka më shumë sesa thjesht nderim i një udhëheqësi politik dhe një heroi kombëtar.

Në Uashington – thotë CNN, – edhe vdekja është politike. Këtë McCain e kishte kuptuar mirë dhe e tregoi me planifikimin e ceremonisë së tij mortore, duke përjashtuar prej saj shefin e administratës.

Lexo edhe:
Krisja Trump-McCain, as vdekja e senatorit nuk e riparon

Deklarata e tij “postmortum” drejtuar Shtëpisë së Bardhë është e patjetërsueshme. Vlerësimet vërshojnë nga njëra anë për McCainin, kurajon, nderin, dinjitetin dhe karakterin e tij, ndërkohë që nga ana tjetër, Trumpi përballet me debate të ashpra publike të lidhura si me personalitetin, ashtu edhe me sjelljen e presidentit amerikan.

Vetëdeklarimi i ish-avokatit të tij personal, Michael Cohen, për shkelje të rregullave të fushatës dhe dënimi i ish-menaxherit të saj, Paul Manafort, javën e kaluar ishin një goditje e fortë që e nxiti edhe më shumë stuhinë politike e atë ligjore të përplasur mbi Shtëpinë e Bardhë.

Megjithatë, ato përsëri nuk i shtynë dot udhëheqësit republikanë që ta kritikonin Trumpin. Ndërsa McCain po e bën këtë, edhe pse nuk flet dot më.

Për këtë arsye, ceremonitë e planifikuara në nder të tij, me shumë gjasë do të shndërrohen në debate mbi moralin politik, sjelljen dhe parimet e pritura nga figurat publike, në një erë tejet të polarizuar politike, e cila është trazuar edhe më shumë nga ndikimi turbullues i Trumpit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA