“Forca e ligjit”, policia sekuestron mbi 1 milion euro nga trafikimi i narkotikëve në Greqi

22/08/2018 17:18

Policia e Shtetit ka sekuestruar të mërkurën mbi 1 milion euro të përfituara, sipas saj, nga trafikimi i narkotikëve në Greqi.

U vendos sekuestro preventive për llogari bankare të shtetasit me iniciale R.Sh. dhe familjarëve të tij. Në gusht 2018 u bë ekzekutimi pranë një banke të nivelit të dytë i vendimit për vendosjen e sekuestros së llogarive bankare në emër të shtetasve: K.Sh. R.Sh. V.Sh. dhe A.Sh., në vlerën 42 000 000 lekë.

Pranë një tjetër banke të nivelit të dytë u bë ekzekutimi i vendimit të gjykatës për vendosjen e sekuestros së llogarive bankare në emër të shtetasve: K.Sh. në shumën 17.033.337 lekë; B.Sh. në shumën 924.922 lekë; R.Sh. në shumën 51.444.350 lekë.

Në total u sekuestrua shuma 111.402.609 lekë, të cilat dyshohet se janë produkt i veprimtarisë kriminale të shtetasit R.Sh. në fushën e “trafikimit të lëndëve narkotike” në Greqi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA