Kampionati spanjoll i futbollit humbi këtë sezon Cristiano Ronaldon, por pavarësisht se shumëkush mendoi se marketingu ra për shkak të largimit të Topit të Artë, duket se kontratat e majme e kanë fuqizuar.
La Liga arriti një akord me grupin amerikan Relevant për të çuar në një tjetër nivel, zhvillimin dhe përhapjen e futbollit iberik në Amerikën e veriut.
E përkthyer ndryshe, disa ndeshje të La Ligës me të gjitha gjasat Real Madrid Ose Barcelona, do të zhvillohet në SHBA ose në Kanada në 15 vitet e ardhshme. Krijohet kështu La Liga North America, një projekt që u testua me mbushjen e stadiumeve në turneun e kësaj vere.
Mjafton të kujtojmë se një ndeshje e Manchester United në Miçigan, u ndoq nga 101 mijë njerëz në stadium.
Por vendimi i Federatës spanjolle për të luajtur të paktën një ndeshje të La Ligas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për 15 sezonet e ardhshme ka shkaktuar shumë polemika.
Shoqata e futbollistëve Spanjollë ka dalë kundër projektit që sipas saj bëhet për interesa financiare, duke anashkaluar të drejtat themelore të futbollistëve.
Top Channel