Pesë të moshuar humbin jetën gjatë transporteve me ambulancë, shoferi 27-vjeçar nën hetim për vrasje të rëndë 03/03 21:31
“Këtu është ferri”, këto janë fjalët që përsërisin anëtarët e grupit të kërkim-shpëtimit mes tyre teksa mundohen të shpëtojnë sa më tepër jetë.
Të paktën 11 viktima, mes të cilëve edhe 1 fëmijë, si dhe 5 të plagosur është bilanci i deritanishëm tragjedisë në Xhenova, bilanc i cili fatkeqësisht pritet të rendohet pasi nën rrënoja ka ende disa makina.
Ura e shembur në Xhenova ndërtuar në vitet 1960 është e njohur si “ura Morandi”. Pjesa e shembur është rreth një kilometër e gjatë dhe ngrihet mbi një pjesë të shtratit të lumit Polcevera.
E përditshmja italiane “La Repubblica” e përshkruan atë pjesë të qytetit si shumë të banuar.
Top Channel