Makina përfundon në barrierat e “Westminster”-it, të paktën dy këmbësorë të lënduar

14/08/2018 09:28

Forca të armatosura të policisë kanë rrethuar një automjet dhe arrestuan drejtuesin e tij, pasi kishte goditur dhe lënduar të paktën dy këmbësorë, e më pas u përplas me barrierat e sigurisë jashtë Parlamentit britanik, “Westminster”, mëngjesin e kësaj të marte.

Dëshmitarët kanë dëgjuar një “goditje të zhurmshme” kur një automjet ngjyrë gri goditi barrierat rreth orës 7:30 të mëngjesit, në Londër. Afro një duzinë oficerësh të armatosur rrethuan mjetin dhe i drejtuan armët një personi me ngjyrë, i cili u nxor prej tij dhe u shoqërua në polici për t’u marrë në pyetje.

“Scotland Yard” njoftoi se, të paktën për momentin po e trajtojnë incidentin si një përplasje serioze për shkak të trafikut në rrugë, teksa kanë arrestuar të dyshuarin në vendngjarje. Por, pavarësisht kësaj, një kordon sigurie është krijuar përreth Parlamentit dhe mbi 200 oficerë janë dërguar në “Westminster”, të cilët u kujdesën të largonin edhe njerëzit e zakonshëm nga zonat publike përreth vendngjarjes.

Parlamenti u rrethua për momentin dhe hyrjet nuk lejoheshin pas incidentit. Përplasja vjen 17 muaj pasi Khalid Masood shtypi këmbësorët në urën e “Westminster”-it, përpara se të therte me thikë Keith Palmerin, një oficer policie në portat e Parlamentit.

Dëshmitarët e ngjarjes së sotme u thanë oficerëve se fillimisht ishin tërhequr mbrapsht, me dyshimet se makina mund të përmbante eksploziv.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA