Trump del kundër “Harley Davidson”: Nëse ikën nga SHBA, ta bojkotojmë!

13/08/2018 12:50

“Shumë pronarë të Harley Davidson synojnë të bojkotojnë kompaninë, nëse prodhimi i saj zhvendoset jashtë Amerikës. Shumë mirë!”.

Kështu shkruan në “Twitter” presidenti amerikan Donald Trump, mbi zgjedhjen e kompanisë amerikane për të zhvendosur jashtë Shteteve të Bashkuara prodhimin e motorëve, në përgjigje të tarifave të reja doganore të vendosura nga Brukseli mbi disa produkte që mbajnë markën “Made in USA”.

“Pjesa më e madhe e kompanive të tjera po ecin në një drejtim me ne, përfshirë edhe rivalë të Harleyt”, shton Trump, duke shpjeguar se zgjedhja e “Harley Davidson” për të nxjerrë prodhimin jashtë vendit është një lëvizje e gabuar.

Drejtuesit e kompanisë thanë në fund të qershorit se, mendojnë të transferojnë në Europë një pjesë të prodhimit të destinuar për atë treg. Vendimi është marrë për të evituar rritjen e taksave, nga 6 në 41 për qind, për motorët “Harley Davidson”, që sipas kompanisë do të reflektohej në rritje të kostos së prodhimit.

Masat e BE-së pasuan ato të administratës “Trump” mbi çelikun dhe aluminin e importuar. “Harley Davidson” nuk ka reaguar pas postimit të fundit në “Twitter” të presidentit Trump, i cili e bëri këtë pas një takimi me motoçiklistë në klubin e tij të golfit në Bedminster të Nju Xhersit, gjatë fundjavës.

Trump shtrëngoi duart me ta, pozoi për foto dhe mbajti edhe një fjalim të ashpër, ndërkohë që u prit me brohoritjet e turmës.

FOTO GALERI
10/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA