Policia e Durrësit ka vijuar kontrollet për mbarëvajtjen e trafikut dhe parandalimin e aksidenteve në fundjavë.
Vetëm në fundjavë si rezultat i kontrolleve në të gjithë akset rrugore të qytetit të Durrësit janë arrestuar në flagrancë 20 persona, 6 prej të cilëve për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe 14 të tjerë për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Por ndërkohë janë proceduar penalisht dhe tre femra për kundërshtim të punonjësve të policisë, ku drejtuesja e mjetit ishte edhe nën ndikimin e alkoolit.
Janë vendosur 842 masa administrative për shkelje të ndryshme dhe pezulluar 48 leje drejtimi ku janë ndëshkuar 193 drejtues mjetesh për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit; janë ndëshkuar 180 drejtues mjetesh për parakalim të gabuar; janë ndëshkuar 53 drejtues mjetesh për mospërdorim të rripit të sigurimit.
Gjatë fundjavës nga ana e Specialistëve të Qarkullimit Rrugor është mundësuar menaxhimi i trafikut rrugor për shkak të rritjes së fluksit të pushuesve.
Top Channel