Ulen taksat mbi karburantet/ Maqedonia e Veriut, Italia, Spanja dhe Qiproja lehtësojnë konsumatorët
15/09 15:15
Tre ushtarë çekë të NATO kanë mbetur të vdekur pas një sulmi vetëvrasës, teksa ishin duke patrulluar në lindje të Afganistanit këtë të diel.
Po ashtu, në këtë ngjarje mbeti i plagosur edhe një ushtar amerikan dhe dy ushtarë afganë. Lajmi u konfirmua edhe nga NATO.
Mbi rastin reagoi menjëherë edhe kryeministri çek Andrej Babis: “Ata ishin heronj që luftuan kundër terrorizmit dhe u vranë nga një sulm vetëvrasës. Ngushëllimet më të thella për familjet e tyre”.
Top Channel