“Të dyja palët ranë dakord”/ Pas Ukrainës, edhe Rusia mohon dijeninë për armëpushimin energjetik të njoftuar nga Trump
Urdhra evakuimi janë lëshuar për disa pjesë të Lynchburgut në Virginia, pas frikës se një digë mund të shembet si pasojë e përmbytjeve.
Diga e liqenit “College” ka kapërcyer kapacitetet e saj, pasi më shumë se 15 centimetra shi ranë mbrëmjen e së enjtes.
Qyteti i Lynchburgut ndodhet pranë digës dhe nëse ajo do të shembej, 5 metra ujë do ta përmbysnin atë në vetëm 7 minuta. Lynchburg ka një popullsi prej 80 mijë banorësh dhe shtrihet në malet “Blue Ridge”.
Zyrtarët kanë paralajmëruar banorët të mos ngasin makinat nëpër rrugët e përmbytura, duke shtuar se uji i përmbytjeve mund të mbajë me vete edhe mbeturina.
Mediet lokale thanë se disa persona, shtëpitë e të cilëve konsiderohen se janë në rrezik, janë evakuuar duke u vendosur në shkollat e afërta. Ata janë këshilluar të mos shkojnë në shtëpi për të paktën 24 orë.
“Rreth 124 shtëpi janë evakuuar”, thonë zyrtarët e emergjencave.
Top Channel