Bie nga pesha, djemtë që e tallnin i kërkojnë “dorën” – FOTO

02/08/2018 17:45

Një mësues, e cila dikur quhej me tallje “shoqja e shëndoshë” nga shokët e klasës, ka treguar se pas transformimit mahnitës të saj, disa prej djemve që dikur e ngacmonte për shkak të peshës tanimë i kërkon që të dalin bashkë.

23-vjeçarja Elizabeth Jobson nga qyteti Durham në Angli humbi afro 60 kg brenda një viti.

Ajo ka rrëfyer për Daily Mail se ngacmohej jo pak herë gjatë fëmijërisë së saj për shkak se ishte mbipeshë.

E motivuar edhe nga dëshira për veshur bikini, për herë të parë që prej moshës 5-vjeçare, Elizabeth vendosi që të ndryshonte stilin e saj të jetesës, duke iu nënshtruar dietave strikte dhe ushtrimeve fizike për të rënë nga pesha.

E sot, me profesionin mësuese, ajo tregon se disa prej shokëve të dikurshëm të klasës, të cilët e tallnin jo pak herë, tanimë i kërkojnë që të dalin me të.

FOTO GALERI
16/16

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA