Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, i ofroi paqe grupit Abu Sayyaf që ka lidhje me organizatën terroriste ISIS, grup ky përgjegjegjës për ekzekutimin e disa personave, përfshirë edhe të huaj, në Filipine.

“Të ndalojmë këtë luftë”, tha Duterte në një fjalim para njerëzve që pësuan nga një zjarr i cili shkatërroi mijëra shtëpi në provincën Sulu, që njihet për një bastion të njohur të grupit.

Oferta e presidentit të Filipineve është në përputhje me nënshkrimin e tij të fundit të “Ligjit Organik Bangsamoro”, një masë e cila synon të zgjidhë kryengritjen disa dekadëshe muslimane në jug të Filipineve.

Duterte u bëri thirrje militantëve t’i japi ligjit një mundësi. “Fëmijët, të moshuarit dhe pleqtë janë ata të cilët vuajnë”, tha Duterte për të shtuar se me vepeimet e tyre ata po lënë fëmijët pa baba, “Mesazhi im për Abu Sayyafin është, Ejani në paqe”, tha Duterte.

Ligji Organik Bangsamoro, është produkt i një marrëveshjeje për paqe të cilën Fronti Islamik për lirim Moro e nënshkroi me ish-presidentin Benigno Aquino III në vitin 2014. Ai synon dhënien e një autonomie më të gjërë për Bangsamoro, një shprehje e përqafuar për muslimanët e Filipineve.

Top Channel