Emigrantët afrikanë “pushtojnë” plazhin nudist spanjoll (Foto)

27/07/2018 20:57

Dhjetëra emigrantë afrikanë u xhiruan duke u dyndur në një plazh nudist të Spanjës, ditën e premte.

Pamjet dramatike, të xhiruara në plazhin e Tarifës tregojnë një grup prej më shumë se 30 emigrantësh që zbresin nga një barkë përpara se të shkojnë në pyjet përreth plazhit, për t’iu shmangur rojeve kufitare spanjolle.

Fotot vijnë pasi kryebashkiaku i portit të afërt spanjoll të Algeciras paralajmëroi se qyteti i tij është në prag të një “krize të re migruese”, pasi 1000 të sapoardhura e “përmbytën” qytetin e tij vetëm në javën e fundit. José Ignacio Landaluce paralajmëroi se qyteti i tij rrezikohej të bëhej “Lampedusa e re”, një ishull italian i cili ishte mbytur me emigrantë.

Spanja e ka tejkaluar Italinë si destinacionin e preferuar për ardhjen e emigrantëve në Evropë këtë vit, pasi ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, paraqiti një ndalim të përgjithshëm të anijeve migrante që hyjnë në portet e vendit.

FOTO GALERI
6/16

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA