Një 55-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës pas një sërë vjedhjesh në seri të porotofolëve të qytetaërve.

Durim Sema nga Tirana, u arrestua në flagrance teksa po tentonte të vidhte “viktimën” e tij të radhës. Në rrugën “Themistokli Gërmenji”, në zyrat e një Agjencie ka tentuar të vjedh N. S., ndërkohë që po një ditë më parë në rrugën “Brigada 8”, në një dyqan dietologjik, i ka vjedhur portofolin V. T.

Nga veprimet e kryera hetimore rezulton se ky shtetas është autor edhe i tre vjedhjeve të tjera në rrugë, në një klinikë dhe në një zyrë.

Policia ka sekuestruar portofol, syze dielli dhe optike, një sasi lekësh, orë dore, aparat celular. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale të “Vjedhjes”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA