Huawei po përpiqet që të prodhojë një smartphone të palosshëm përpara Samsungut.
Samsung po ruan shfaqjen e inovacionit të ekranit, që mendohet se do të jetë tepër i fortë dhe i qëndrueshëm.
Por Huawei, duke përdorur panele fleksibël OLED nga furnizuesi kinez BOE, me sa duket po planifikon të bëjë një sasi shumë të kufizuar të aparateve të palosshme, me analistët që vlerësojnë se mund të dalin në treg që në fillim të vitit të ardhshëm.
Në fillim të muajit, Huawei ka zbuluar Honor 10 GT, që do të jetë celulari i parë i markës me 8 GB RAM.
Përveç RAM-it të shtuar, celulari Honor 10 GT do të jetë identik me Honor 10. Ai ka një procesor Kirin 970, bateri 3400 mAH dhe kamera 24-megapixel.
Ky “smartphone” do të dalë në treg në Kinë në datën 24 korrik. Ende nuk ka një çmim zyrtar për të, por mendohet se do të kushtojë rreth 400 dollarë.
Top Channel