Lajmet kryesore të ditës, 25/07/2018 – 16:00

25/07/2018 16:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

100 MIJË EURO NDIHMA PËR GREQINË
Qeveria shqiptare ka ofruar 100 mijë euro për shtetin grek, për të përballuar situatën e krijuar nga zjarret që përfshinë Athinën. Sipas vendimit të qeverisë kjo shumë do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.

ZJARRFIKËSET, NUK PËRMBUSHEN KUSHTET
Në rast zjarri në vendin tonë problematika kryesore e zjarrfikseve në zonat urbane është mungesa e hidranteve çka kërkon mund për të mbushur ujin, ndërsa mungon komplet shërbimi zjarrfikës pyjor.

GJONAJ: OPOZITA TË BASHKËPUNOJË
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj tha se reforma në drejtësi po jep rezultate dhe po kthen shpresën te shqiptarët dhe se boshllëku i krijuar është i përkohshëm dhe i kuptueshëm.

VOTIMET NË PAKISTAN, 31 TË VDEKUR
Nje sulm vetëvrasës mori të paktën 31 jetë njerezish në jugperendim të Pakistanit. Ngjarja ndodhi vetëm pak orë pasi miliona votues nisën të hedhin votën e tyre për zgjedhjet parlamentare.

SHUHET MARKIONE NË MOSHËN 66-VJEÇARE
U nda nga jeta në moshën 66-vjecare Serxhio Markione, ish-kreu i Fiat-Krajsler dhe Ferrarit. Ai ndërroi jetë në një spital të Zyrihut ku ndodhej për një ndërhyrje kirurgjikale në shpatull.

Top Channel