Baxhoja në mes të maleve, atje ku nënproduktet e qumështit prodhohen pa hile
15/07/2018 16:05
Në freskinë dhe ajrin e pastër të malit në Dardhë të Librazhdit, në lartësinë mbi 1 mijë metra, Osman Qatja ka ngritur baxhon e tij.
Ai grumbullon qumështin e bagëtive në stane dhe e përpunon atë për të prodhuar djathë, gjalpë, e nënprodukte të tjera bulmeti.
Osmani këtë punë e ka bërë gjithë jetën edhe pse 4 muaj çdo vit i duhet të ndahet nga familja e të jetojë në mal.
Osmani tregon edhe sekretin se si mund të dallohet djathi pa hile nga ai i manipuluar.
Barinjtë dhe përpunuesit e qumështit në male gjejnë kushtet e duhura për kullotjet e bagëtive, por edhe për prodhimin e nënprodukteve të qumështit, në kushte optimale të freskisë së natyrës dhe ujit të ftohtë të burimeve.
Top Channel