Pas lajmit të publikuar nga Top Channel se në shtëpitë e fshatit Qerret i Vjetër në Lushnje, prej 15 vitesh rryma elektrike nuk shkon më shumë se 90 volt dhe për pasojë asnjë pajisje elektro-shtëpiake nuk funksionon, ka reaguar OSHEE.
OSHEE Njësia Lushnje thotë se ka marrë të gjitha masat pas ankimit të banorëve dhe ka shtrirë linjën e re me qëllim zgjidhjen përfundimtare të situatës të krijuar ndër vite.
“Puna nisi që nga kabina elektrike “Qerret i Ri 02”, ku u ndryshua transformatori i fuqisë u vendos TR100 kVA, u vendosën automate, u vendos linjë e re kabllore abc 970 ml së bashku me aksesorët e linjës, shtylla etj. Nga ky investim përfitojnë rreth 30 abonentë të cilët aktualisht kanë nivel tensioni optimal”, thotë OSHEE.
Top Channel