Brexit, Sekretari i Jashtëm britanik jep dorëheqjen

09/07/2018 16:16

Sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson ka dhënë dorëheqjen mes krizës gjithnjë e në rritje politike për shkak të strategjisë së Britanisë së Madhe në procesin e “Brexit”-it.

Johnson është i dyti ministër i kabinetit qeveritar që jep dorëheqjen brenda pak orësh, pas largimit të Sekretarit për “Brexit”-in, David Davis.

Largimi i diplomatit britanik vjen vetëm 30 minuta përpara se kryeministrja Theresa May të flasë përpara Parlamentit mbi planin e ri për “Brexit”-in, që ka irrituar shumë deputetë, kryesisht konservatorë.

Përmes një deklarate, selia e qeverisë “No 10” falënderon Johnsonin për punën e tij, e njoftoi se një zëvendësues i tij do të bëhet publik shumë shpejt.

Top Channel