“Uzina e vdekjes” në Laç, shkon në dy numri i viktimave

08/07/2018 19:11

Personi i dytë që mbeti i plagosur pas rrëzimit të një muri të ish-uzinës së superfosfatit në Laç humbi jetën në spitalin e Traumës.

Ai nuk mundi të mbijetojë, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve. Dashamir Jahja u plagos teksa ishte duke mbledhur skrap së bashku me shokun e tij, Drilon Lamaj. Ky i fundit gjeti vdekjen e menjëhershme.

Banorët e zonës thonë se shkak për tragjedi të tilla është varfëria, ndërsa kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve shtetërore për ta shembur ish-uzinën.

Dashamiri së bashku me Drilonin mblidhnin skrap dhe çdo ditë kërkonin në ambiente të braktisura, një prej të cilave edhe ish-uzina e ndërtuar që në vitin 1965.

Disa vite më parë u diskutua shembja e oxhakut, por duhej ndërhyrje, e cila kërkonte specialistë të mirëfilltë.

Top Channel