Mjalti “pushton” pedonalen e Dhërmiut

08/07/2018 20:22

Në pedonalen e re të Dhërmiut u zhvillua “Mjaltë Fest”.

Një prej pjesëmarrësve ishte edhe 18-vjeçari Renaldo. Ai tregoi dallimin mes mjaltit të luleve dhe të pishës: “Ka një diferencë mes tyre. I luleve përmbledh shumë bimë. I pishës bëhet 1 herë në 4 vjet, nga pishat e Llogarasë, veti kuruese për njerëzit me diabet”.

Por, për të vërtetuar fjalët e mira që rritësit e bletëve shprehnin, një juri e përbërë nga 3 specialistë provuan mjaltin për të parë cilësinë dhe për të vendosur mes tyre më të mirin.

Megjithëse të gjithë donin të rrëmbenin kupën, atë mundi ta merrte vetëm një prej tyre.

Top Channel