Kërkesa e serbëve për largim nga FSK, Delawie: E papranueshme

06/07/2018 17:41

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, ka reaguar në Twitter për kërkesën e pjesëtarëve serbë që të largohen nga Forcat e Sigurisë.

Delawie është i shqetësuar me frikësimin e serbëve të FSK-së nga jashtë.

Delawie ka shprehur shqetësimin e tij të thellë për dorëheqjet e fundit të pjesëtarëve serbë të FSK’-së“Frikësimi nga jashtë i pjesëtarëve të FSK-së është i papranueshëm. Diversiteti i FSK-së është një model për vendin. Ai duhet të kremtohet, e jo të shkatërrohet”, ka shkruar Delawie në një postim në profilin e tij në Twitter Forca e Sigurisë së Kosovës ka theksuar se arsyetimi i dhënë në kërkesën e dorëheqjes së këtyre pjesëtarëve është presioni i rritur nga Qeveria e Beogradit dhe kërcënimi për ta dhe familjet e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA