Haradinaj: Vizat janë vullnet politik, kriteret i kemi përmbushur

04/07/2018 16:48

Me anë të një statusi në “Facebook” Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se tashmë çështja e vizave është vetëm vullnet politik, pasi sipas tij, Kosova i ka përmbushur kriteret e vendosura nga BE.

Haradinaj shkruan se qeveria që ai drejton është përballur me shumë tema, që sipas tij nuk kanë marrë zgjidhje prej vitesh.

“Si Qeveri zbatuese po përballemi me shumë tema që nuk kanë marrë zgjidhje me vite.

Sot kemi Trepçën me statut, kemi energji stabile dhe po e arrijmë pavarësinë energjetike, po i trajtojmë kërkesat dhe problemet e komunave, të anashkaluara për një kohë të gjatë.

Të gjithë duhet të jemi të përfshirë në dialog me Serbinë në këtë fazë finale. Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe tani liberalizimi i vizave është vullnet politik”, shkruan Haradinaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA