Deputetët gjermanë, takime për pajtimin mes Merkelit dhe Seehoferit

03/07/2018 00:02

Ligjvënësit nga të dyja partitë konservatore në koalicionin gjerman, i kërkuan kancelares Angela Merkel dhe ministrit të saj të brendshëm të hënën, të zgjidhin një mosmarrëveshje të brendshme rreth politikës së emigrantëve, që ka shkaktuar kaos në qeverinë e saj.

Megjithatë, Ministri i Brendshëm Horst Seehofer refuzoi në një intervistë të botuar të hënën, të ketë ndryshuar kursin, duke bërë një sulm personal ndaj kancelares me të cilin ka kohë që ka pasur një marrëdhënie të çrregullt.

Udhëheqësit nga Bashkimi Kristian Social i Seehofer (CSU) dhe Kristian Demokratët e Merkelit ishin në bisedime të hënën mbrëma, duke u përpjekur të zgjidhnin një konflikt gjithnjë e më personal që kërcënonte të rrëzonte qeverinë.

Seehofer ka qenë vazhdimisht kundër politikës “me dyer të hapura” të kancelares Angela Merkel, duke kërkuar zgjidhjen e problemit të emigrantëve, para se ata të mbërrijnë në tokën gjermane.

Nga ana tjetër, kancelarja po përballet me një presion gjithnjë e në rritje nga shtetet Jugore të Bashkimit Europian, me në krye Italinë, që kërkojnë që kriza të përballohet nga të gjithë shtetet anëtare dhe jo nga vetëm një pakicë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA