Ekzekutohet Antonio Halili, kryebashkiak në Filipine

02/07/2018 01:46

Një kryebashkiak kontrovers në Filipine, Antonio Halili u vra në një atentat gjatë ceremonisë të ngritjes së flamujve në Tanauan.

Kryebashkiaku u qëllua në gjoks, menjëherë pasi kishte kënduar himnin kombëtar në qendër të qytetit që ndodhet në jug të Manilas.

Halili njihej si kryebashkiaku që parodizonte përdoruesit e drogës dhe kishte shprehur publikisht qëndrimin e tij kundër tyre.

Gjithsesi, ndaj tij kishte pasur edhe akuza se kishte mbrojtur rrjete të caktuara të shpërndarjes së drogës, gjë që Halili e kishte mohuar me forcë.

Pamjet filmike të shpërndara tregojnë turmën e njerëzve që largohen duke ulëritur, të frikësuar nga ajo q ë sapo kishte ndodhur.

Shefi i policisë lokale, Renato Mercado tha në një konferencë për shtyp se qitja ishte bërë nga një distancë prej rreth 150 metrash largësi, një dëshmi e qartë se bëhet fjalë për një qitës profesionist.

Top Channel