“S’ka ndarje të Kosovës, Serbia të pranojë realitetin”

01/07/2018 21:34

Nga Kosova ka ardhur reagimi dhëmbë për dhëmbë ndaj ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, i cili tha më herët gjatë së dielës se Kosova i do të gjitha dhe nuk kërkon të lëshojë asgjë.

“Nuk ka ndarje të Kosovës dhe Serbia bën mirë që të pranojë sa më parë realitetin”, ka thënë koordinatori nacional për Reforma Shtetërore në Kosovë, Besnik Tahir.

Ai në një postim në “Facebook” shkruan se Vulin dhe zyrtarët tjerë të Beogradit duhet ta kuptojë se koha e ‘kompromisit’ ka kaluar dhe tash është koha e pranimit të realitetit.

“E ç’ka është realiteti: Kosova është e njohur nga mbi 100 shtete të botës dhe tash e 19 vjet kur e kemi fituar lirinë e 10 vite nga shpallja e pavarësisë i tërë sistemi politik dhe rregullimi institucional i shtetit është i pavarur”, shkruan Tahiri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA