Lajmet kryesore të ditës, 01/07/2018 – 20:00

01/07/2018 20:01

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

IKËN EDHE SPANJA, RUSIA TRIUMFON NË SHTËPI
Pas Gjermanisë, Argjentinës dhe Portugalisë sot ishte lamtumira e Spanjës, e cila u mposht nga Rusia, zonja e shtëpisë. Një ndeshje qe shkoi tek penalltitë, pasi 120 minutat lojë u ndanë barazim.

BOTANISTËT EKSPLOROJNË ZONAT E VLORËS
Botanistët huaj dhe shqiptarë po eksplorojnë këto ditë zonat e Vlorës. Ata kanë nisur një kërkim shkencor jo vetëm të bimësisë së rrallë, por edhe për speciet në zhdukje.

ZBULIMI, SHQIPËRIMET E PANJOHURA TË NOLIT

Pesë shqipërime të panjohura të Fan Nolit të madh janë zbuluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ato u gjetën mes shqiptarëve të Bostonit dhe janë zbuluar gjatë udhëtimit të studiuesit Niko Kotherja përtej atlantikut. Kotherja ka mundur t’i sjelle në qytetin e Korçës.

NË SHTËPINË E KADARESË, SHQIPËRIA E VITEVE ’90
Në shtëpinë Muze të Ismail Kadaresë në Gjirokastër është çelur një ekspozitë e rrallë me fotografitë e viteve ’90 të Shqipërisë. Në objektivin e një fotografit dhe studiuesit austriak pasqyrohen zhvillimet e kohës.

MEKSIKË, ZGJEDHJET E PËRGJAKURA PRESIDENCIALE

Meksika po mban zgjedhjet presidenciale më të përgjakshme të historisë së saj. Që në nisje të fushate, janë vrarë 130 kandidatë dhe njerëz që organizojnë tubimet elektorale. Sondazhet favorizojnë ish-kryebashkiakun e Meksikos.

Top Channel