Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, ku një furgon ka goditur hyrjes kryesore të ndërtesës ku ndodhet gazeta më e madhe holandeze në Amsterdam, “De Telegraaf”, e cila e ka quajtur një akt të qëllimshëm.
Sipas policisë holandeze, bëhet fjalë për një “akt të qëllimshëm”. “Nuk do të na frikësojnë”, – ka shkruar “De Telegraaf”, duke konfirmuar që asnjë persona nuk është lënduar.
Që në të shkuarën, gazeta kishte marrë kërcënime të ndryshme. Forcat e rendit po kërkojnë drejtuesin e mjetit, i cili dyshohet se është larguar në bodin e një makine “Audi” të drejtuar një person tjetër.
“Ky akt i qëllimshëm kundër ‘de Telegraaf’-it, është një goditje ndaj lirisë së shtypit dhe demokracisë holandeze. Ka akoma zona të errëta, por ne do të qëndrojmë vigjilentë dhe policia po bën gjithçka për të ndaluar autorët”, – ka shkruar në “Twitter” kryeministri holandez Mark Rutte.
Top Channel