Artistët vazhdojnë të qëndrojnë të ndarë në qëndrimet e tyre për ndërtimin e teatrit të ri.

Në dëgjesën publike të zhvilluar me ta dhe arkitektë e urbanistë u hodhën ide pro dhe kundër. Ndërsa kryetari i bashkisë Erion Veliaj u drejtoi disa pyetje duke përforcuar mendimin se tetari si godinë është e qytetarëve.

“Nëse do të kishte UEFA ,a do ta certifikonte teatrin e Tiranës për shfaqe ndërkombëtare”, tha Veliaj.

Aktori Artan Imami ka folur në emër të aktorëve të pavarur duke kërkuar përfshirje në komisionin e negocimit.

“Po, jemi pro ndërtimit të teatrit të ri, por pa biznese”, tha aktori Imami.

I kundërt me Imami në këtë dëgjesë ka qenë Neritan Liçaj, i cili flet në emër të artistëve sindikalistë.

“Jo, nuk ka konsensus, teatëri i ri të ndërtohet në një vend tjetër”, u shpreh Neritan Liçaj.

Aktori Licaj është larguar menjëherë pas kësaj deklarate, për qëndrimin e të cilit kryetari i bashkisë tha se ishte në dijeni më parë për skenarin që do të përdoret, pasi sipas tij, ky grup artistësh po përdoren politikisht. Ndërkohë që i është përgjigjur edhe grupimit tjetër duke pranuar idenë e ndërtimit të tetarit pa biznes.

“E kam në telefon, më erdhi menjëherë se mori urdhër”, tha Veliaj.

Por Partia Demokratike ka përgënjeshtruar Veliajn, duke thënë se zonja që ka komunikuar me aktorin Liçaj nuk ka asnjë funksion në Partinë Demokratike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA