Komiteti për Punë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve ka thënë se pretendimet e Serbisë, se shtetet po ia kthejnë shpinën Kosovës, janë të rreme. Në një postim në Twitter, Komiteti për Punët të Jashtme ka thënë se “pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës janë të përhershme”.

“Pretendimet mashtruese të Serbisë se shtetet po ia kthejnë shpinën Kosovës janë të rreme dhe po shkaktojnë zemërim në mbarë botën. Serbia duhet të ndalë këtë dhe të kthehet në normalizimin e raporteve me fqinjin e saj. Pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës janë të përhershme”, thuhet në postimin në Twitter.

Ditë më parë, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç deklaroi se shteti i Liberisë ka tërhequr njohjen e Kosovës. Por, ky lajm u demantua nga Ministria për Punët të Jashtme e Kosovës dhe nga vetë shteti i Liberisë.

Edhe më herët, Beogradi zyrtar ka plasuar lajme se shtete të ndryshme kanë tërhequr njohjen, siç ishte rasti i Guinea Bisaut dhe shtetit të Ganës. Por, në të dyja rastet Prishtina zyrtare i ka demantuar këto lajme. Kosova ka akredituar ambasadorin e vet në Guinea Bisau, ndërkaq shteti i Ganës ka akredituar ambasadorin e tij në Prishtinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA