Foto ilustruese

Një sasi tritoli është vendosur në mjetin e një polici në Shkodër, në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte.

Sasia e tritolit që ka shpërthyer është vendosur në mjetin e policit A.G. Ai e kishte të parkuar poshtë banesës mjetin, kur ka ndodhur shpërthimi.

Sipas policisë, nuk ka dëmtime në njerëz, por vetëm dëme materiale në mjetin e policit. Ende janë të paqarta arsyet e kësaj ngjarjeje.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë Policia e Shkodrës për të bërë hetimet. Nga veprimet e para dhe dëshmia e policit, nuk ka asnjë pistë.

Polici ka deklaruar se nuk ka konflikte me ndokënd. Në vendin ku ndodhej mjeti nuk ka kamera sigurie, ndërsa nuk ka pasur as lëvizje të njerëzve, duke e bërë më të vështirë identifikimin e autorëve.

Polici ushtron funksionet e tij në zonën Bardhaj e Grudë, në njësinë Rrethina të Bashkisë Shkodër. Sipas burimeve, shkak për këtë ngjarje mund të jetë pozicioni i punës i tij si polic në Drejtorinë Vendore të Shkodrës.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA