Lajmet kryesore të ditës, 19/06/2018 – Ora 20:00

19/06/2018 20:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e web-it, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

PROVIMET E MATURËS RIJEPEN NË VJESHTË

Maturanteve mbetës do mund t’i përsërisin provimet e tyre në vjeshtë pa u dashur të presin një vit për ta bërë. Një vendim i ministrisë rikthen sërish mundësinë që u hoq vitet e fundit.

AKSIDENTET RRUGORE. 12 VIKTIMA NË 3 JAVË

Në 3 javë të qershorit, 12 persona kanë humbur jetën në aksidente rrugore. Shkak mbetet mosrespektimi i rregullave dhe përdorimi i telefonit. Gjatë sezonit turistik rastet shtohen.

THAÇI TAKON VUÇIÇIN NË BRUKSEL

Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiç do takohen në Bruksel më 24 qershor me ftesë të Federica Mogherinit me qëllim për t’i hapur rrugë arritjes së një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet vendeve.

MARRËVESHJA PËR EMRIN MIRATOHET JAVËN QË VJEN

Marreveshja me Greqine per emrin e ri te Maqedonise ka hyre ne procedurat parlamentare dhe do ratifikohet para samitit te BE-se me 28 qershor .

SENEGALI BEFASON POLONINË

Polonia ka dështuar në përballjen e parë në Botëror ndaj Senegalit, i cili shënoi nga një gol për secilën pjesë, ndërsa Polonia u zgjua vonë teksa shënoi vetëm 4 minuta para mbylljes së ndeshjes golin e vetëm të takimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA