Max Verstappen u përball me një lumë kritikash mbi mënyrën e tij të rrezikshme të drejtimit të mjetit në garë, por vetëm një ditë më pas, vendosi të përgjigjet në pistë.

Në sesionin e parë të provave të lira, në Çmimin e madh të Kanadasë, piloti i Red Bull arriti të regjistrojë kohën më të mirë, me gomar hypersoft. Menjëherë pas tij u rendit kampionin në fuqi i botës, Lewis Hamilton, ndërsa vendin e tretë e mori piloti tjetër i Red Bull, Daniel Ricciardo.

Vetëm vendi i katërt për pilotin gjerman të Ferrarit, Sebastian Vettel, që la pas vetes dyshen finlandeze Bottas-Raikkonen, përkatësisht në vendin e pestë dhe të gjashtë.

Top Channel