Lajmet kryesore të ditës, 08/06/2018 – Ora 20:00

08/06/2018 20:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e Web-it, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

DY TË VDEKUR NË DY AKSIDENTE

Dy aksidente u regjistruan gjatë ditës. Në mëngjes një çiklist u plagos teksa u përplas nga një automjet në Tiranë, ndërsa pas mesdite një tjetër drejtues u mori jetën dy të moshuarave ne Jorgucat të Gjirokastrës dhe lëndoi rëndë një tjetër.

XHAFAJ-BOZHINOVIÇ: BE TË NDIHMOJË RAJONIN!

Gjatë vizitës në Kroaci ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj tha se për menaxhimin e fluksit të emigrantëve, BE duhet të ndihmojë më shumë vendet e rajonit.

BIÇIKLETAT PA STACION. SI TI PËRDORNI…

Nis në Tiranë përdorimi i biçikletave pa stacion. Mjafton të shkarkoni aplikacionin në telefonin tuaj dhe të krijoni një llogari personale. 20 minuta kushtojnë 40 lekë.

HIMNI ZYRTAR I BOTËRORIT ME ERËN

U publikua videoklipi i himnit zyrtar të kampionatit botëror. Kënga interpretohet nga Nicky Jam, Will Smith dhe e jona Era Istrefi. Titullohet “Live it Up”, dhe përfaqëson harmoninë, ngjyrat dhe ndjenjën e bashkimit.

NISIN AUDICIONET E “THE VOICE KIDS 3”

“The Voice Kids” nisi audicionet e Tiranës për zërin më të mirë të artistëve të vegjël. Sot pranë piramidës produksioni priti me dhjetëra vogëlushe që kishin aplikuar.

Top Channel