Spanja shihet si një prej favotiteve të këtij botërori, me një skuadër mes futbollitësh ekspertë, Kampionë Bote në vitin 2010 dhe të rinj të talentuar, tek të cilët trajneri Lopetegui ka shumë besim.

Spanja ka vetëm 1 titull kampion bote, atë të vitit 2010 të fituar ndaj Holandës, në një ndeshje dramatike të finalizuar nga Iniesta. Në 12 pjesëmarrjet e mëparshme në finalet e botërorëve Spanja nuk kish mbërritur kurrë deri në gjysmëfinale.

Sergio Ramos ndërkohë është 4 ndeshje larg barazimit të rekordit të futbollistit me më shumë ndeshje në finalet e Kupës së Botës, që mbahet nga Casillas me 17 ndeshje në 4 botërorë.

FOTO GALERI
2/5
Spanja kuotohet me 9.3% për të fituar Kupën e Botës, 16.2% për të shkuar në finale, 27.6 për gjysmëfinalen, 47.8 për çerekfinalen dhe 73.6 për të dalë nga grupi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA